Pabarazia e frikshme e Serisë A, nga Bonuçi tek Viskovo!

Nuk janë të gjithë super milionerë në Serinë A, edhe pse fitojnë ku e ku më shumë sesa qytetarët e thjeshtë italianë. Nëse Bonuçi e Higuain janë në krye të listës së rrogave, me 7.5 milionë euro në sezon, ka të tjerë që fitojnë shumë e shumë herë më pak se ata.

“La Gazeta delo Sport” jep një listë të shkurtër të futbollistëve që fitojnë më pak, të cilët duhet thënë se janë shumë të rinj, pra që në të ardhmen do të fitojnë më shumë. Tek Benevento janë dy të tillë, Brajt Giamfi (21 vjeç) dhe Endrju Gravijon, që fitojnë 50 000 euro në sezon.

Dy të tjerë janë tek Krotone, dhe janë pikërisht këta rekordmenët negativë. Xhuzepe Borelo, 18 vjeç, fiton 40 000 euro në sezon, ndërsa Anielo Viskovo, një portier  po 18-vjeçar, fiton më pak se të gjithë, 30 000 euro në sezon. Kjo do të thotë se Viskovo, fiton 250 herë më pak sesa Bonuçi dhe Higuain.

Sfidanti.al