Fabio Kapelo nuk ngurron të thotë se blerjet e Milanit ishin të gabuara. Një drejtues i respektuar sportiv, si kampioni i Formula 1, Flavio Briatore, shprehet se “nuk do t’u jepja 150 milionë euro këtyre menaxherëve”, ndërsa Silvio Berluskoni gjykon se “Milani sot ka probleme financiare”. Si është e vërteta me skuadrën kuqezi, që u nis për lart dhe po përfundon poshtë?
Berluskoni thotë se “më shqetëson heshtja e presidentit Li, pasi nëse gjendja vazhdon kështu, do të keqësohet dhe pa Championsin, bilanci do të ishte minus 100 milionë euro”. “Milani është shumë më keq se vjet”, – thotë Briatore. Kapelo, më teknik përsa i përket futbollit, bën këtë analizë. “Trajneri ka nevojë për kohë kur ka kaq shumë ndryshime, – thotë ai, – mendoj se gabimi është diku tjetër. Skuadra e vitit të kaluar thjesht duhej forcuar me 3 lojtarë që të bënin diferencën, nuk kishte pse të merreshin kaq shumë”.
Një krahasim bëhet në Itali mes Montelës dhe Sakit. Edhe Arrigo e pati fillimin shumë të vështirë në 1987, me 6 pikë në 5 ndeshjet e para në Serinë A dhe me eleminim nga Kupa UEFA, por më pas nisën fitoret dhe Milani doli kampion. Këtë vit, sikur nuk beson njeri se do të përfundojë kështu.
Sfidanti.al