Kur ai shkonte të gjuante goditjet nga këndi, drejt tij fluturonin objekte të ndryshme. Ishte një stadium i Francës europiane dhe republikane, jo ndonjë nga arenat e vdekjes në Argjentinë apo Afrikën e Veriut. Ja pra, që Nejmar nuk pati aspak trajtim të mirë nga tifozët e Olimpikut të Marsejës (shumë prej të cilëve, me origjinë afrikanoveriore). Sende të çdo lloji hidheshi nga tribunat dhe braziliani kërkoi mbrojtjen e policisë dhe të forcave të sigurisë private.
Në përfundim, ai i humbi nervat dhe doli me karton të kuq, por nuk harroi të bënte shaka. “Tifozët hidhnin drejt meje, ushqime të paketuara, lëng frutash, Koka Kola, – tha ai, – dukej sikur unë mund të haja darkë aty. Ky nuk është futboll”. Nejmar u bë transferimi më i shtrenjtë në botë, kur PSG e mori nga Barcelona për 222 milionë euro, ndërsa ai shpresohet të kalojë Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon e të fitojë Topin e Artë.
Sfidanti.al