“Skenar shqiptar” në Bosnjë-Hercegovinë, kroatët imitojnë shqiptarët…

Droni me flamurin e Herceg-Bosnjës ndërpret ndeshjen. Një dron me flamurin e ndaluar të Herceg-Bosnjës fluturoi mbi stadiumin e Mostarit, “Pod bjelim bregom”, gjatë ndeshjes derbi mes ekipit vendas Zrinski dhe Sarajevës në kuadrin e kampionatit kombëtar të Bosnjë-Hercegovinës (B-H). Ashtu si edhe në Beograd, para tre vitesh, kur në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, mbi stadium u shfaq flamuri i “Shqipërisë së Madhe” që varej nga një dron, kroatët e Mostarit i bënë provokacion ekipit boshnjak të Sarajvës, duke ngritur mbi stadium një dron, nga i cili varej flamuri i Herceg-Bosnjës që është i ndaluar me kushtetutën e B-H-së. Gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për një kohë të shkurtër, pak më shumë se 10 minuta, deri sa e hoqën dronin me flamurin e mësipërm.

Ndeshja në fjalë e raundit të 12-të të kampionatit të B-H-së dhe  përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ekipit vizitor të Sarajevës.

Sfidanti.al