Tifozët e Olimpikut të Marsejës u krijuan një atmosferë ferri futbollistëve të PSZH-së në ndeshjen e kampionatit francez dhe, objektiv kryesor i tyre, sigurisht, që ishte Nejmari që u bashkua me PSZH-në, gjatë kësaj vere, për shumën kolosale prej 222 milionë eurosh. Nejmari e provoi mbi kurriz këtë atmosferë super të nxehtë të kësaj “El Klasikoje” franceze. Ai e filloi ndeshjen me një gol të shenuar që në fillim të saj, por, më pas, në disa raste, u provokua nga lojtarët e Olimpikut të Marsejës, deri sa, në fund të saj, atë e lanë nërvat dhe ai, shpejt e shpejt, mori dy kartona të verdhë.
Në pjesën e dytë, kur Nejmari u përpoq të ekzekutonte korne, drejt tij fluturuan disa sende, kështu që në ndihmë erdhën policia dhe rojat e sigurisë së stadiumit që Nejmari të mund të gjuante korne.
Sfidanti.al