Milani, më në fund, e ndërpreu serinë prej katër ndeshjesh pa fitore në Kalçoligë, duke fituar 2-1 kundër SPAL-it. Gonzalo Higuain ishte heroi i ndeshjes me golin që ky sulmues argjentinas shënoi mbas një pauze prej rreth dy muajsh ose mbas gjithsej 865 minutash “thatësire”. Goilin e tij Higuaini e festoi me trajnerin e tij,
Milani “thatë” edhe në Frozinone, kurrë kaq keq në 34 vjet në Serinë A!
U bënë katër ndeshje pa gol. Milani, një nga simbolet e sulmit në Serinë A dhe në Europë, po kalon një nga krizat më të thella në lojën ofensive. Barazimi pa gola në fushën e Frozinones, do të thotë se skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuzo ka tani 4 sfida radhazi në kampionat pa gjetur rrugën
Juvja fluturon, por milanezet sërish garë kush të dështojë më shumë
As kampionët në fuqi nuk mund të quhen “super”, të paktën në lojë, veçse rivalët historikë nga Milano padyshim që mund të quhen “mjeranë”. Juventusi të paktën fiton edhe kur nuk shkëlqen, ndërsa Milani me Interin sikur janë vënë në garë, kush e kush të gabojë më shumë. Zikaltërit ishin në epërsi në fushën e
Ultimatumet e Gatuzos morën fund, Milani i jep ultimatum atij …
Shumëkush habitet sesi Xhenaro Gatuzoi po qëndron akoma në stolin e drejtimit të Milanit që po pëson fiasko mbas fiaskos si në Serinë A, ashtu edhe në Ligën Evropës, nga ku tanimë është eliminuar. Media italiane shkruan se krerët e Milanit pothuajse e kanë humbur durimin me Gatuzon dhe i kanë vënë atij një ultimatum,
Gjoba dhe dështime sportive, a do të ketë fat ky Milan?!
Kinezë apo amerikanë qofshin aksionerët, duket se për Milanin kohët e lavdishme janë tepër larg. “Për mua nuk vjen pranvera”, thotë një këngë e trishtueshme kozake, dhe kjo këngë i shkon më së miri skuadrës së madhe italiane, që tregoi ngërçin e saj edhe me barazimin e fundit në Serinë A. Ishte ndeshja në fushën
Milan, turpi i eleminimit mund të hahet me “bukë Championsi”
Për tifozët ishte një natë e zezë, kjo e eleminimit të Milanit nga Liga e Europës. Për shtatë herë kampionët e kontinentit është një njollë katastrofa në Greqi, ndërsa në Champions, Juventusi fluturon me Kristiano Ronaldon. Ku kanë përfunduar “mbretërit” e Italisë në Europë? Goditja më e rëndë i bëhet moralit dhe besimit se kjo
Milani, dy “mandata” në një ditë, jo fitore, jo Ibra!
Tifozët milanistë morën dy lajme të këqija këtë të diel. Së pari, atë që e panë me sytë e tyre, pra barazimin në “San Siro” ndaj Torinos, që nuk i lejoi t’i afroheshin vendit të tretë që mbahet nga Interi. Një dëshpërim i veçantë, por Xhenaro Gatuzo nuk deshi të dëgjonte fjalën “kritika”. “Një vit
Ibra e Fabregas? Prisni, Milani ka edhe ide të tjera!
Një nga drejtorët kryesorë të Milanit, Paolo Maldini, vuri në dukje se ka shumë mundësi që në këtë klub të transferohet Zllatan Ibrahimoviçi dhe Cesk Fabregasi, madje që janarin e ardhshëm. “Ju po më pyesni për Ibrahimoviçin dhe Fabregasin? Ne kemi edhe disa ide të tjera. Ne synojmë që të dalim midis katër ekipeve më
Salvini kritikon, por Gatuzo nuk pyet: Mendo për qeverisjen!
Kur ishte lojtar dhe kishte president Silvio Berluskonin, Xhenaro Gatuzo dëgjoi shumë vërejtje “kompetente” nga goja e kreut të klubit. Aktualisht, ai është trajner i Milanit, dhe Berluskoni e ka mbyllur epokën e tij të madhe, por sërish Gatuzo dëgjon politikanë që të flasin për futbollin. Më saktë, është një politikan, zv. kryeministi dhe ministri
Marrëveshja u arrit, përse Ibrahimoviçi i tha “po” Milanit?!
Milani ndodhet në rrugën që të sigurojë shrbimet e sulmuesit suedez, Zllatan Ibrahimnoviç, njofton media e Apenineve. “Sport Mediaset” bën të ditur se Ibra dhe klubi milanez tanimë janë marrë vesh dhe se kanë mbetur vetëm disa formalilete që sulmuesi 37-vjeçar të bëhet përsëri pjesë e klubit “rosoner”. Thuhet se marrëveshja tanimë është arritur, se