Ultimatumet e Gatuzos morën fund, Milani i jep ultimatum atij …

Shumëkush habitet sesi Xhenaro Gatuzoi po qëndron akoma në stolin e drejtimit të Milanit që po pëson fiasko mbas fiaskos si në Serinë A, ashtu edhe në Ligën Evropës, nga ku tanimë është eliminuar. Media italiane shkruan se krerët e Milanit pothuajse e kanë humbur durimin me Gatuzon dhe i kanë vënë atij një ultimatum, nëse ai do që ta shpëtojë qëndrimin e tij në krye të “kuqezinjve”.
Ultimatumi i lartpërmendur konsiston në atë se Milani gjatë tri ndeshjeve të ardhshme duhet ta përmirësojë lojën dhe të arrijë rezultate pozitive, me qëllim që në fund të dhjetorit të bisedohet për fatin e tij përfundimtar. Në tri ndeshjet e ardhshme, Milani do të këtë përballë Fiorentinën, Frosinonen dhe SPAL-in.
Sfidanti.al