E gjeni dot ku luan Pako Alkaser? Jo, jo është xholi rekordmen…

Sulmuesi spanjoll i Borusias së Dortmundit, Pako Alkaser, u bë pronar i një rekordi të ri në Bundesligëe, pasi ai ka shënuar 10 gola, duke hyrë në lojë nga stoli i rezervave. Edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit gjerman, në të cilën Borusia u mund 2-1 nga Fortuna e Dyseldorfit, Alkaseri shënoi të vetmin gol të dortmundasve në min. e 81-të, ndërsa hyri në lojë në min. e 61-të.
Në fakt, Alkaseri gjatë këtij sezoni të Bundesligës ka shënuar gjithsej 12 gola (10 duke hyrë nga stoli i rezervave).
Sfidanti.al