Milani, dy “mandata” në një ditë, jo fitore, jo Ibra!

Tifozët milanistë morën dy lajme të këqija këtë të diel. Së pari, atë që e panë me sytë e tyre, pra barazimin në “San Siro” ndaj Torinos, që nuk i lejoi t’i afroheshin vendit të tretë që mbahet nga Interi. Një dëshpërim i veçantë, por Xhenaro Gatuzo nuk deshi të dëgjonte fjalën “kritika”. “Një vit më parë, një ndeshje si kjo do ta kishim humbur”, – ishin fjalët e tij.

Gjithsesi, lajmin e dytë të keq e dha drejtori sportiv, Leonardo. “Ibrahimoviç nuk bashkohet me ne”, – u shpreh braziliani, që deshi ta ëmbëlsonte njoftimin e hidhur, duke thënë se “në janar do të vijnë dy përforcime”. Leonardo sqaron se Ibra vetë pati dëshirë të vinte, edhe Milani e mendoi një gjë të tillë, por lëvizja nuk u realizua. Besohet se problemet kanë të bëjnë me Lojën e Ndershme Financiare të UEFA-s, pasi Milani po mendohet edhe për dy përforcimet.

Sfidanti.al