Ja përse Nole është i madh, krenar për triumfin e Luka Modriçit

Tenisti aktual më i mirë i botës, Novak Gjokoviç, përgëzoi futbollistin kroat, Luka Modriç, për “Topin e artë” që ai fitoi. Në fakt, në këtë rast nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse Nole edhe gjatë kampionatit botëror e ka mbështeturs Modriçin dhe Kroacinë. Por, megjithatë, kur është fjala për serbë dhe kroatë, sportistët e vendeve respektive, për shkak luftrave të ndërsjella në fillim të viteve 1990, rrallë herë e përshëdensin njeri-tjetrin.
“Përgëzimet e mia, i dashur Luka Modriç, për ‘Topin e artë’ që ti e fitove absolutisht me meritë. Ky është një moment krenarie për rajonin tonë, pasi kështu ne kemi këtu futbollistin më të mirë të botës”, shkroi Nole në profilin e tij në Tuiitter.
Sfidanti.al