Milani shpreson të largojë të keqen me të pabukurin Felaini?

Një lajm befasues vjen nga media belge, sipas së cilës Maruan Felaini, i cili, që nga shkarkimi i trajnerit Zhoze Murinjo dhe ardhja e trajnerit të ri, Ole Solskjer, më shumë nuk po luan sesa po luan me Mançester Junajtidin, do të largohet nga “Old Traffordi”.
Si klub kandidat serioz që ta marrë në radhët e veta këtë mesfushor të fortë belg, kohët e fundit ka dalë Milani që e do atë madje që këtë muaj.
Media belge nuk përmend ndonjë shumë, por vë në dukje se ekzistojnë shanse të mëdha që Milani të bjerë dakord me Felainin për ardhjen e tij në Itali. Si destinacione të tjerë të Felainit përmenden gjithashtu Porto portugeze dhe Guangzhu kinez, por Milani është kandidati më serioz.
Sfidanti.al