Totenhemi s’mbahet: Doni Hari Kejnin, paguani 350 milionë euro!

Mbas Reali i Madridit ia shiti Kristiano Ronaldon Juventusit për 115 milionë euro, kryesia e tij e ka kuptur tanimë se duhet të gjejë patjetër një sulmues të ri dinjitoz. Verën e kaluar, në “Santiago Bernabe” u soll Mariano Diaz, por ky futbollist panamez nuk e gjeti veten. Thuhet se gjatë sezonit dimëror të transferimeve, njerëzit kryesorë të klubit galaktikas kanë kontaktuar me Hari Kejinin e Totenhemit.
Media spanjolle shkruan se Reali ka kohë që ia ka vënë syrin sulmuesit të Totenhemit, por se punët u përshpejtuan, sepse klubi “mbretëror” ka nevojë urgjente për një sulmues të mirë.
Por, pengesë e “pakapërcyeshme” doli Totenhemi që kërkon nga Reali plot 350 milionë euro për Kejnin. Në klubin e Realit u befasuan, sepse, kur ai bleu Luka Modriçin dhe Garet Bejlin nga Totenhemi, nuk pati asnjë problem të kësaj natyre. Por, kësaj here, duket se Totenhemi nuk do të luajë lehtë nga “istikami” dhe Reali vështirë se do të pranojë të paguajë një shumë të tillë marramendëse.
Sfidanti.al