Arsenali po hante dru nga Uest Hemi, Ozili luante “Fortnight”!

Arsenali u mund 0-1 nga Uest Hemi në Premier Ligë, ndërkohë që në këtë ndeshje, ashtu si edhe në ato të fundit të “topçinjve”, në fushë nuk ishte mesfushori Mesut Ozil. Media spekuloi para ndeshjes se Ozili do të luante, por ai, sidoqoftë, mungoi në këtë ndeshje.
Ndërsa zhvillohej kjo ndeshje derbi mes Uest Hemit dhe Arsenalit, në rrjetet sociale u shfaq një foto se çfarë po bënte Ozili gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes – po luante lojën elektronike të njohur “Fortnight”!
Sfidanti.al