Rishfaqen episodet e racizmit në kampionatin anglez të futbollit. këtë radhë duket se viktimë është bërë futbollisti koreanojugor i Totenhemit Son. Sipas asaj që është publikuar në orët e fundit, një tifoz i Hotspurs lëshoi fjalë fyese në drejtim të Son në ndeshjen e së dielës mes Totenhemit dhe Mancester Junajtid me këtë të fundit që fitoi 1-0.
Ai që e sinjalizoi një rast të tillë ishte një tjetër tifoz i Totenhemit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter duke theksuar se duhej të ndërhynte ndaj këtij rasti për shkak të indiferencës së stjuardëve të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Vetëm 3 ditë më parë, policia arrestoi 3 tifozë me rastin e ndeshjes së C Carabao Cup mes Totenhemit e Celsit, për prishje të rendit publik të shoqëurar me racizëm. Por jo vetëm kaq, në dhjetor një tifoz i Totenhamit që ishte i pranishëm në Emirates Stadium për sfidën me Arsenalin, u arrtestua pasi hodhi një lëkurë bananeje në drejtim të Obamejangut kur ky ishte duke festuar një gol
sfidanti.al