Juvja fluturon, por milanezet sërish garë kush të dështojë më shumë

As kampionët në fuqi nuk mund të quhen “super”, të paktën në lojë, veçse rivalët historikë nga Milano padyshim që mund të quhen “mjeranë”. Juventusi të paktën fiton edhe kur nuk shkëlqen, ndërsa Milani me Interin sikur janë vënë në garë, kush e kush të gabojë më shumë. Zikaltërit ishin në epërsi në fushën e Kievos deri në minutën e 91-të, kur papritur një supergol shënuar nga Pelisie solli barazimin. Tashmë, skuadra e dikurshme pretendente për titull, është 16 pikë prapa Juves (33 ndaj 49).

Edhe më “zi”, Milani, me trajnerin Gatuzo që ka “zënë kokën me duar”. U mposht në “San Siro” nga Fiorentina pa mundur të tregojë asgjë, dhe është tani në vend të pestë në Serinë A me vetëm 27 pikë. Lacio ika marrë vendin (virtual) në Champions, ndërsa Federiko Kieza shënoi për Fiorentinën.

Rivali ivetëm idenjë për Juventusin mbetet Napoli, edhe pse 8 pikë larg. Skuadra e Karlo Ançelotit fitoi 1-0 ndaj Spalit, edhe pse tifozët falenderuan portierin Meret për pritjet që bëri. Elseid Hysaj këtë herë ishte titullar, me napolitanët që kanë 41 pikë dhe kanë shënuar po aq gola sa Juvja, 34.

Sfidanti.al