Gazeta “Sun” publikoi ditët e fundit lajmin se një nga lojtarët kryesorë të Mançester Junajtidit, Aleksis Sançez, kishte vënë bast 20 000 sterlina se Murinjo do të shkarkohej deri para fundit të këtij viti dhe se ai e kishte fituar këtë bast, pasi, në fakt, trajneri portugez u shkarkua para disa ditësh. Gazeta në fjalë madje saktësonte se Sançezi e kishte vënë bastin me bashkëlojtarin e tij, Markos Roho.
Por, Sançezi e përgënjeshtroi menjëherë lajmin dhe shkroi në rrjetet sociale: “Kjo është një GËNJESHTËR!!! Është GËNJESHTËR! Zhoze më dha shansin që të luaj me klubin më të mirë në botë dhe unë i jam atij vetëm mirënjohës. Ne jemi Mançester Junajtidi dhe unë mezi pres që të jap kontributin tim në këtë ekip”.
Sfidanti.al