Fundi i cdo viti është periudha e votimeve për të përzgjedhur personalitetin më të mirë në cdo fushë dhe Formula 1 nuk bën përjashtim. Janë të 20 pilotët pjesëmarrës në këtë kampionat që kanë dhënë verdiktin e tyre dhe padyshim më i miri për 2018 rezultoi se ishte Ljuis hamilton që fitoi edhe titullin e tij të pestë botëror.
Britaniku la pas në preferencat e kolegëve të riun Maks Vershtapen me Red Bullin e tij ndërkohë që surpriza është Fernando Alonso i pozicionuar në vendin e tretë duke lënë në vendin e katërt pikërisht pikërisht Sebastian Fetelin, me gjermanin që edhe këtë vit e pati të pamundur t’i kundërpërgjigjej forcës së Hamilton
Në procesin e përzgjedhjes për më të mirin e këtij viti, pilotët kishin të drejtën që të votonin për veten e tyre dhe shokëve të skuadrës dhe sistemi i pikëve i përdorur për të zbuluar fituesin ishte ai i kampionatit që do të thotë për vendin e parë 25 pikë e për të dhjetin 1.
sfidanti