Salvini kritikon, por Gatuzo nuk pyet: Mendo për qeverisjen!

Kur ishte lojtar dhe kishte president Silvio Berluskonin, Xhenaro Gatuzo dëgjoi shumë vërejtje “kompetente” nga goja e kreut të klubit. Aktualisht, ai është trajner i Milanit, dhe Berluskoni e ka mbyllur epokën e tij të madhe, por sërish Gatuzo dëgjon politikanë që të flasin për futbollin. Më saktë, është një politikan, zv. kryeministi dhe ministri i brendshëm, Mateo Salvini.

“Po të kisha qenë në vend të Gatuzos, do të kisha bërë zëvendësime”, – ishin fjalët e tij, veçse Salvini harroi se çfarë trajneri kishte “përballë”. “I them që të bëjë kujdes për vendin, – ishin fjalët e “Rinos”, – nëse me gjithë këto probleme që ka Italia, ai flet për futbollin, do të thotë se i kemi keq punët”.

Gatuzo kishte hatërmbetje me Salvinin, që më përpara. “Unë nuk flas për politikën sepse nuk e kuptoj fare, – tha trajneri milanist, – ky është një vend i çuditshëm. Salvini sot ankohet për zëvendësimet. E nisi me Higuainin, pastaj vazhdoi me biletat në derbi, dhe tani vazhdon përsëri”.

Milani barazoi 1-1 në fushën e Lacios, një barazim i mirë, por që duket si humbje pasi lacialët barazuan në minutën e 94-ët. Ky rezultat i dha mundësi të mos lejonte shkëputjen nga katërshja e parë e Serisë A, pra nga zona “Champions”, me Lacion në vend të katërt me 23 pikë, ndërsa Milani ka 22.

Sfidanti.al