Tallja për Grizmanin: Mesi e ktheu sërish në Francë!

Ka vite që Antuan Grizman luan në La Ligën e Spanjës, por këtë të shtunë u duk sikur ai po kthehej atje nga erdhi, në Francë. Kështu ishin batutat në rrjetet sociale apo në media, pas veprimit mashtrues të Lionel Mesit, në ndeshjen Atletiko-Barcelona. Kapiteni katalanas mori topin dhe u gjend përballë francezit, të cilin e dribloi me lehtësi, madje duke e bërë që të kthehej në krahun e kundërt.

Rrjetet sociale shpërthyen. “Grizman mori një “mirëseardhje” nga Mesi”, – shkruante një portugeze. Një tjetër, me emrin “Bota e Mesit”, tallej kështu: Grizmani tha: Unë jam në një nivel me Mesin, ndërsa Mesi iu përgjigj: Mos e thuaj, mos e thuaj, mos e thuaj! Në fund, ai bëri driblimin”. “Mesi e ktheu atë sërish në Francë”, shkruante tifozi me emrin “Çështje Futbolli” në Tuiter.

Grizman pohoi përpara ndeshjes se një nga arsyet që nuk pranoi të shkonte tek Barcelona, ishte se nuk donte të luante nën hijen e Mesit.

Sfidanti.al