Italiani i madh, Arrigo Saki, ka thënë se futbolli është gjëja më e rëndësishme midis gjërave të parëndësishme. Si do të përkthehej në” shqipen e futbollit ”kjo shprehje e madhe? Apo më troç, po të kishim edhe ne një Saki, çfarë do të thoshte për rëndësinë e trajnerit në lojën tonë të pasur nga pabesitë.
