Derbi mund të jetë “gijotina” për Lerdën, zgjohen kujtimet e Panuçit, Sormanit, Agostinelit!

Kriza nuk u krijua thjesht nga ky barazim, por duket se kupa po mbushet. Rezultatet e pakënaqshme të Partizanit, të kulmuar me humbjen në Laç e mungesën e fitores ndaj Bylisit në “Selman Stërmasi”, duke se po ia rrezikojnë në kulm pozitat trajnerit Franko Lerda. Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë vendim, burime në klub pohojnë se tashmë italiani ka marrë një ultimatum, pasi prej tij kërkohet patjetër reagim që në derbin ndaj Tiranës, madje fitore. Çdo rezultat tjetër, sidomos një humbje, mund të ishin fatale për Lerdën.

Drejtuesit e kampionëve, presidenti Gazmend Demi dhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, janë të pakënaqur me formën e skuadrës, e cila rrezikon të mbetet në garën për titull ku, për momentin më të favorizuar duken Kukësi e Tirana. Që përpara ndeshjes së Superligës u mësua se tek Partizani ishte menduar një zëvendësim në stol, dhe janë propozuar disa kandidatura, mes të cilave ato të Ernest Gjokës dhe Julian Ahmatajt. Pas fitores së titullit sezonin e kaluar, trajneri Skënder Gega u largua nga stoli, dhe në vend të tij erdhi Franko Lerda, me të cilin klubi synoi të niste një epokë më profesionale, diçka që deri tani nuk po ndodh.

Sfidanti.al