Edhe presidentët kanë stilin e tyre kur “luajnë” para mikrofonit dhe Gaz Demi, presidenti kampion në fuqi, ka një stil lakonik në populizmin e tij, për më shumë, shqipja e tij e futbollit nuk është kulmi i oratorisë, por një mesazh i qartë për t’u kuptuar..Në prag të ndeshjes Derbi, së cilës ia zbukurojmë pemën me më shumë lodra se sa meriton , edhe pse prej vitesh jemi të dënuar që fituesi dhe humbësi duken sikur kanë ndarë rolet në “përjetësi”. Presidenti Demi , ka “zbritur” i pari në stadiumin “Arena”, si për të ndezur derbin e radhës me një intervistë, mbi të cilën kemi “vjedhur” këtë intervistë ndryshe…
- Pse humbjen me Bylisin e quani masakër , kur ishte një leksion i denjë për kampionët e pamotivuar ?
- Realisht mund të them se ishte një maskaër , sidomos në pjesën e dytë. Fola me çunat dhe akoma më vrasin veshët justifikimet e tyre..
- Nëse nuk përbën sekret, çfarë thanë çunat që s’paskan patur faj ?
- Jo po ishte fusha e keqe, jo po na bëri terreni të keqen këtë herë. Jo po dhe ..arbitri
- Sa keq…s’paskan kuptuar se Bylisi është ekip që luan fort dhe në sulm si në fushë të mirë ashtu dhe në të keqe?
- Bylisi ka meritë, nuk ka dyshim. Por edhe tanët nuk mbetën pas…
- Kjo fraza që dëgjuan futbollistët para Derbit se, fanella e Partizanit ka peshë mbi supe, përmban histori të Shqipërisë, është si një simulant drogues ?
- Nuk jam psikolog, por unë e di mirë se çfarë duan të dëgjojnë futbollistët, që të zgjohen pas një ëndrre të keqe…
- Po ky Lerda që shkeli tokën “e kuqe” me betimin se do të këshillohej për çdo gjë me drejtor Olsi Ramën?
- Akoma nuk i keni harruar ato furçe ? Le ta gjykojnë teknikët se sa vlen puna e Lerdës. Mos dëgjoni ca menaxherë që bëjnë ‘llapa-llapa”..
Sfidanti . al