Kur bëhet fjalër për Francesco Tottin të gjithë i përulen në shenjë respekti. Ndodhi kjo edhe me tifozët e Lazios, sado e çuditshme të duket. Në fakt, në shkallët e Olimpicos, gjatë ndeshjes mes Lazios dhe Interit u shfaq një parrullë homazh për kapitenin legjendar të Romës, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga grupimi ‘Irriducibili’.

