Lazio, Igli Tare e konfirmon: De Vraj do të rinovojë kontratën

Igli Tare jep një lajmë të gëzuar për tifozët e Lazios; Stefan De Vraj nuk do të largohet nga bardhelkaltrit, përkundrazi, do të zgjasë bashkëpunimin me klubin roman. Tashmë tratativat janë drejt mbylljes së tyre dhe mungon vetëm firma e futbollistit në kontratën e re të Lazios. Ai që e konfirmoi riniovimin e De Vraj ishte drejtori Teknik i Lazios, Igli Tare në një intervistë për TgCom24 gjatë emisionit ‘4-4-2 L’Originale’

‘Jemi në rrugë të mbarë-tha Tare-por duhet të vendosim së bashku. Shpresoj që rrugëtimi i tij të vijojë me ne. Kjo është edhe një dëshirë e tij, është shumë i lidhur me Lazion’

Për De Vraj kishin shfaqur interesin e tyre skuadra si Inter, Juventus, Barcelona e Mançester Junajtid, por sipas Tares për të ekziston vetëm Lazio

‘Zemra e De Vraj rreh vetëm për Lazion-vijoi ai-përsa i përket firmës në kontratën e re, nuk është cështje kohe, por e faktit se ajo do të vijë

sfidanti.al