Igli Tare sulmon Juventusin: kontakton me Keitanë pa lejen e Lazios..

Igli Tare ‘i shpall luftë’ Juventusit dhe shkaku është Keita Balde. Klubi torinez është vënë në ndjekje të sulmuesit të Lazios kontrata e të cilit me romanët skadon në vitin 2018, dicka që nuk i ka pëlqyer aspak Drejtorit Sportiv të bardhekaltërve. ‘Për Keita kemi marrë oferta nga 3 klube të rëndëishsme që kapin vlerën nga 30 në 45 milionë Euro-tha Tare-ta shesim atë për 30 milionë është shumë pak. Këto 3 klube na kërkuan leje që të nisin bisedimet me agjentin e futbollistit, ndërsa Juventus nuk e ka bërë një gjë të tillë, por ne e dimë që tashmë ky klub ka hyrë në kontakte me përfaqësuesin e Keita. Synimi ynë është që të rinovojmë kontratën me futbollisti, por edhe nëse ai largohet duam të jemi ne ata që vendosin’

sfidanti.al