Vogëlushja Curry; ylli i familjes që ‘i vjedh’ skenën të atit, Stephen

Riley, vajza mediatike e Stephen Curry eklipson sërish të atin. Ndërsa ylli i Golden State Warriors ishte duke u intervistuar pas fitimit të titullit kampion të NBA, vogëlushja Riley nisi të bëjë një vallëzim të vecantë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve për të lënë në plan të dytë kampionët e saposhpallur. Nuk është hera e parë që Riley Curry merr mbi vete fokusin e të gjitha kamerave. Vogëlushja njihet si ylli që shkëlqen më shumë në familjen Curry dhe kudo që të jetë i ati ajo i ‘vjedh’ skenën’. Kështu përpara 2 vitesh, Riley shoqëroi Stephen Curry në një konferencë shtypi duke tërhequr vëmendjen e të gjithë gazetarëve dhe kameramanëve të pranishëm

sfidanti.al