Tashmë te tifozeria e Lazios ka shpërthyer kaosi. Grupimi ‘Irriducibili lazio’ k a vendosur të mos shkojë në Bolonja në mbështetje të skuadrës së tyre . Shkaku? Ajo cfarë ndodhi fundjavën e kaluar kur në Tribunën Jugore të ‘Olimpicos’ u panë disa parrulla antisemite dhe një foto e Ana Frank e veshur me fanelën e Romës, dicka që shkaktoi një indinjatë të madhe në Itali e jo vetëm.
‘Jemi të detyruar që të heqim dorë nga trasferta e Bolonjës për të mos qenë të përfshirë në këtë teatër mediatik të parë në orët e fundit-lexohet në komunikatën e ‘Irriducibili Lazio’-mënyra jonë e të bërit tifozllëk mund të keqinterpretohet nga ata që duan të dëmtojnë akoma më shumë Lazion e tifozët e saj. Në një moment kaq të vecantë, ftojmë të gjithë tifozët e Lazios që të mos bëhen pre të mëtejshme të instrumentalizimit, duke u kujtuar se për ne e mira e Lazios është prioritare’
Vetëm një ditë më parë presidenti i Lazios, Klaudio Lotito, deklaroi se do të organizojë cdo vit vizita në Aushvic për tifozët e Lazios në mënyrë që ata të kuptojnë skandalin e shkaktuar me foton e Ana Frank.
Sfidanti.al