Shefi i Mercedesit, Toto Volf, nuk mund të thuhet se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Ljuis Hamiltonin. Edhe pse anglezi ka qenë gjithnjë i shkëlqyer, austriaku shpesh herë është “çmendur” prej sjelljes së tij, aq sa arriti deri te kërcënimi në fund të sezonit të kaluar, pasi anglezi nuk iu bind urdhërave të skuadrës. Tashmë, konflikti është lënë pas dhe Volf ka mendim krejt tjetër.
“Ljuisi do të thyejë çdo rekord të vendosur në Formula 1, – u shpreh ai, – është thjesht çështje kohe përpara sesa njerëzit të nisin të thonë se ai është piloti më i mirë i të gjitha kohëve në këtë sport”. Më tej ai u detyrua të pranonte se “më të mirët zakonisht shkaktojnë polarizime të forta, pasi ata kanë opionione të fuqishme personale dhe i shprehin këto opinione”.
Për Volfin, “ky është Ljusi më i mirë që unë kam njohur, me të cilin po punoj që prej vitit 2013”. Hamilton kryeson renditjen e Botërorit të Formula 1, me 66 pikë më shumë sesa Sebastian Fetel i Ferrarit kur mbeten edhe 3 gara deri në mbyllje të sezonit.
Sfidanti.al