Lazio, Strakosha mbylli një 2017 të paharrueshme: Të vazhdojmë në këtë rrugë

Nga San Siro në San Siro, për Thomas Strakoshën jo vetëm që u mbyll një vit kalendarik unik e i paharrueshëm, por ishte edhe një lloj mbyllje e rrethit përsa i përket pjesës së parë të karrierës së tij. Gjithcka filloi në stadiumin milanez, në shtator në përballjen me Milanin kur një dëmtim i Marketit  i dha mundësinë Strakoshës të bënte debutimin jo vetëm  në Serinë A por në total me skuadrën e Lazios. Po në San Siro,por këtë radhë në sfidën me Interin 22 vjecari luajti sfidën e tij të 50 me ngjyrat bardhekaltër dhe e bëri sipas mënyrës së tij duke qenë më i miri në fushën e lojës, dicka që i ka ndodhur shpesh në 49 ndeshjet e mëparshme

Në vitin që sapo u mbyll, Strakosha ishte një nga zbulimet më pak të reklamuara, por më të rëndësishme të Lazios. 2017 ishte një vit i paharrueshëm, sepse pas disa paraqitjeve sporadike  të pjesës së parë të sezonit të kaluar, Strakosha (‘I ndihmuar’ dhe nga dëmtimet e Marketit), u bë një element stabël në formacionin bazë të skuadës së Inxagit. Një vend që e fitoi në fushën e lojës me paraqitjet e tij. Ishin këto paraqitje që ‘detyruan’ drejtuesit e klubit t’ia besojnë atij portën në të ardhmen. Por kjo nuk është gjithcka, në pranverë ndodhi edhe debutimi i tij në kombëtaren shqiptare. Për Thomas Strakoshën ishte sikur të kishte prekur qiellin me dorë. Babai i tij, Foto, ka qenë kapiteni i kësaj kombëtare, dhe tani kemi të bëjmë me një ‘instituicion’ autentik nga vitet 90 në vitet 2000.

‘Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë edhe në  vitin 2018-është shprehur Strakosha-Barazimi me Interin na rri pak ngushtë për mnëyrën sesi luajtëm pasi meritonimtë fitonim. Por mbetet një rezultat i rëndësishëm pasi u arrit në fushën e një prej skuadrave ,më të forta  të Serisë A. Treguam se nuk jemi rastësisht në vendet më të larta të klasifikimit. Duam të qëndrojmë në këto pozita dhe të kualifikohemi në Ligën e kampioneve

Sfidanti.al