Atletiko, Diego Kosta kthehet në shtëpi: E prisja prej kohësh këtë moment

Diego Kosta kthehet në shtëpi. Atletiko Madrid zyrtarizoi rikthimin e sulmuesit në kryeqytetin Spanjoll, një rikthim ky që mezi pritej edhe nga vetë futbollisti.

‘E prisja këtë moment prej shumë kohësh-deklaroi Diego Kosta, që mbyll përfundimisht raportet me Çelsin pas një përplasjeje me Antonio Konten-Falenderoj klubin për përjekjet e bëra për të më rikthyer këtu. Ndihem shumë mirë, jam stërvitur dhe mezi po pres që të luaj e të ndihmoj skuadrën time’

Më pas Diego Kosta foli edhe për aventurën e tij 4 vjecare në Premier League e mbyllur me përplasjet me trajnerin Antonio Konte

‘Nuk kam mësuar anglisht, por e vërteta është se jam ndjerë shumë mirë te Çelsi-tha Diego Kosta-tifozët e kësaj skuadre më kanë ndihmuar shumë dhe unë ruaj vetëm kujtime të mira.

Por tashmë Çelsi është e kaluara e sulmuesit të përfaqësueses spanjolle dhe Atletiko është e tashmja gjë që konfirmohet edhe nga fjalët e presidentit Sereso: ‘Diego Kosta nuk ka nevojë të prezantohet sepse e di shumë mirë që kjo është shtëpia e tij dhe ne jemi të lumtur që t’i urojmë sërish mirëseardhjen. Është një talent i jashtëzakonshëm dhe një mik i mirë. Atletiko ka nevojë për të-tha presidenti i ‘Los Colchoneros’, Sereso.

Sfidanti.al