Fotoja e Ana Frank me fanelën e Romës ishte skandali i fundit antisemit i tifozëve të Lazios, që solli një reagim të fortë dhe jo vetëm në Itali. Presidenti i klubit roman, Klaudio Lotito nuk e ka miratuar aspak këtë veprim të tyre dhe ka vendosur që t’u japë leksione historie ultrasve të skuadrës së tij. Po si? Duke organizuar për ta vizita në kampin famëkeq të Aushvicit në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen për skandalin që kanë shkaktuar. Për më tepër, Lotito vizitoi sinagogën e Romës i shoqëruar edhe nga Felipe Anderson e Uollas si dhe një zëdhënës i klubit, duke kërkuar edhe falje për veprimin e tifozëve.
Tifozët e Lazios e shfaqën fotografinë e një prej viktimave emblemë të Holokaustit, Ana Frank me fanelën e Romës, në pjesën jugore të stadiumit Olimpico. ‘Kjo nuk është tifozeri, ky nuk është futboll, ky nuk është sport. Antisemitët duhet të qëndrojnë jashtë stadiumeve-u shpreh në Tëitter Ruth Dureghello, presidentja e komunitetit hebre të Romës.
Ndërkaq ka ardhur edhe reagimi i Federatës Italiane të Futbollit në lidhje me këtë skandal duke nisur hetimet, ndërkohë që është marrë vendimi që në fillim të cdo ndeshjeje të lexohet një fragment nga ‘Ditari i Ana Frankut’
Sfidanti.al