Mbrëmje magjike për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, i cili gjeti rrugën e rrjetës me AEK-un, në duelin ndaj gjigantëve të Mançester Sitit. Shqiptari tundi rrjetën në minutën e 52-të të sfidës, pas asistit të Zinit, duke ngushtuar shifrat në 2-1. Pilo goditi saktë me të majtën brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

