Përmbytet ‘Olimpico’; shtyhet ndeshja Lazio-Udineze

Moti i keq pushtoi Romën. Reshjet e dendura të shiut pushtuan stadiumin Olimpico ku do të zhvillohej sfida e radhës e kampionatit Italian mes Lazios e Udinese, që në fund u shty për një datë të mëvonshme. Arbitri i ndeshjes Banti bëri verifikimin e parë të fushës në minutat e para për t’u rikthyer në orën 15:32 së bashku me kapitenët e të dy skuadrave.

Por fusha e lojës ishte në kushte të papërshtatshme për të zhvilluar ndeshje futbollit pasi topi në pjesë të caktuara të saj mezi kërcente në tokë duke bërë që rreth orës 16:00 të së dielës, arbitri banti të marrë vendimin përfundimtar për të anuluar ndeshjen. ajo që mbetet të mësohet është data e zhvillimit të kësaj sfide.

sfidanti.al