Falë Alkaserit, Mesi e feston ndeshjen e tij të 600-të me Barcelonën

Pako Alkaser shënoi dy gola për ekipin katalonjas ndeshje që Barcelona e fitoi 2-1 ndaj Seviljes, në stadiumin e vet, “Kamp Nou”, duke vazhduar, kështu, me rezultate shumë të mirë në Primera. Kjo ndeshje ishte jubilare për Lionel Mesin që luajti ndeshjen e tij të 600-të me klubin katalonjas, duke e kremtuar atë me fitore.

Futbollisti yll argjentinas bëhet lojtari i tretë që arrin shifrën 600 ndeshje me Barcelonën, ndërkohë që rekordmen është Cavi me 767 ndeshje, i pasuar nga Andres Iniesta me 643 ndeshje. Mesi ka luajtur 394 ndeshje në Primera, 119 në Ligën e Kampioneve, 62 në Kupën e Mbretit të Spanjës, 17 në Superkupat e Spanjës, pesë në kampionatin botëror për klubet dhe katër në Superkupat e Evropës. Në këto 600 ndeshje, Mesi ka shënuar 523 gola dhe, me të në përbërje, Barcelona ka arritur një numër fantastik prej 526 fitoresh, duke arritur, kështu, një sukses mbi 70 për qind. Ndaj Seviljes Mesi nuk shënoi, por, sidoqoftë, festën e tij prej 600 ndeshjesh ia garantoi Pako Alkaseri.

Sfidanti.al