Zhoze Murinjo qenka ftuar për drekë nga Roman Abramoviç në prag të sfidës mes dy skuadrave të tyre. Presidenti i Çelsit ka përfituar nga vizita e Mançester Junajtidit në Londër për të bërë ftesën, ndonëse dy herë nuk është ndarë shumë mirë me portugezin. Ky veprim i miliarderit rus krijoi menjëherë spekullime përsa i përket të ardhmes së Antonio Kontes në stolin e Bluve. Humbja e rëndë me Romën në Champions dhe pozitat jo shumë të forta në Premier Ligë e kanë mërzitur jo pak Abramoviçin, i cili kërkon gjithnjë maksimumin nga skuadra dhe trajneri. Murinjo është njeriu më i suksesshëm që është ulur në stolin e Çelsit, duke fituar 3 tituj kampion, 3 kupa të ligës dhe 1 kupë të Anglisë, ndërsa mbërriti tri herë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sfidanti.al