Fati dhe zotësia me Skënderbeun, Daja pranon lodhjen ndaj Vllaznisë

Nga e enjtja në të diel është diçka që skuadrat tona nuk e kanë provuar shpesh. i qëlloi Skënderbeut që e luajti pikërisht sot ndeshjen e javës në Superligë, ndonëse për fat e pati në fushën e vet. Fitoi 2-0 ndaj Vllaznisë, në një takim që duhej të ishte luajtur në fushën sportive, “Reshit Rusi” në Shkodër, por që u ndryshua me marrëveshje.

Fitorja erdhi me vështirësi, me golin e parë vetëm në minutën e 57-të, dhe të dytin pesë minuta para fundit, ndërsa trajneri i korçarëve Ilir Daja pranoi se në skuadrën e tij u ndje lodhja. Përballja e së enjtes në Serbi ndaj Partizanit të Beogradit kërkoi shumë energji, dhe kjo ndikoi. Vllaznia, madje, pati rast për shënuar, por Skënderbeu u shpëtua nga portieri Orges Shehi. Trajneri i shkodranëve, Ernest Gjoka, deklaroi se ekipi i tij duhet të luajë me mentalitet fitues edhe në ndeshje të tilla, ndryshe nuk ia del dot.

Skënderbeu ka vetëm 1 barazim dhe 8 fitore në 9 ndeshje kampionat, duke u shpallur kampion pas fazës së parë.

Sfidanti.al