Këtë mbremjë u luajtën 5 ndeshje të kampiionatit më spektakolar ntë basketbollit në botë, NBA. E nisim me sfidën e ‘Staples Center’ mes Los Anxheles klipers dhe Memfis me këtë të fundit që arriti t gjunjëzojë skuadrën kaliforniane përballë publikut të saj 114-104. Për Klipers nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Grifin që shënoi 30 pikë pë rtë fituar këtë ndeshje, e treta në shtëpi. Te Memfis diferencën e bënë lojtarët e stolit të cilët shënuan në total 55 pikë kundrejt 22 të atyre të Klipers. Tetë basketbollistë të Grizlis e mbyllën takimin me shifra të dyfishta ku ata që spikatën ishin Konli dhe Mark Gasol me respektivisht 22 dhe 21 pikë
Golden Stejt e kaloi minikrizën dhe tani ka filluar të dominojë skuadrat kundërshtare. Viktima e radhës e kampionëve në fuqi të NBA ishte Denver Nagets të cilën skuadra e Uorriors e mundi 127-108. Vendimare në këtë sfidë u bë perioda e tretë të cilën Golden Stejt e fitoi me një avantazh prej 22 pikësh(43-21) që mbylli praktikisht llogaritë e sfidës. Stiven Kërri shënoi 22 pikë e dha 11 pasime duke ndihmuar skuadrën e tij të kthehet në krye të Konferencës së Perëndimit
Minesota vazhon të fitojë. Skuadra e Timbërulvs regjistroi suksesin e 5 radhazi pasi mposhti Dallas Maveriks 112-99. Karl-Entoni Tuons shkëlqeu në parket për Minesotën duke e mbyllur sfidën me 31 pikë e 12 topa në tabeëlë. Vazhdon përralla e Detroit në këtë sezon të NBA. Skuadra e Pistons triumfoi ndaj Sakramentos 108-99 duke regjistruar fitoren e 5 në 6 ndeshjet e fundit për t’u ngjitur në vendiun e dytë në Konferencën e Lindjes. Nju Orlins vuajti shumë për të marrë fitoren në United Center ndaj Çikago Bulls. Skuadrës së Pelikans iu desh koha shtesë për të mbyllur këtë takim në favorin e saj me rezultatin 96-90. Ashtu sic ka ndodhur shpesh në këtë sezon për Nju Orlins diferencën në parket e bëri dyshja Davis-Kouzins. I pari shënoi një bilanc me 27 pikë e 16 topa në tabelë, ndërsa i dyti ishte autori I 25 pikëve dhe 11 topave në tabelë.
Sfidanti.al