Strakosha ‘i fiton’ të gjithë’ 3 klube të Serisë A duan portierin shqiptar

Thoma Strakosha me të drejtë e ka shkruar emrin si ndër portierët më të mirë të Serisë A në 2sezonet e fundut.Gardiani i përfaqësueses shqiptare tashmë  e ka përvetësuar vendin në formacionin bazë të lazios duke u bërë shtylla e kësaj skuadre dhe këtë ai e tregoi edhe në ndeshjen me Fiorentinën për Kupën e Italisë. Gjatë këtij viti, Strakosha ka pësuar 28 gola, ndërkohë që në 7 ndeshje ai ka mundur të mbajë portën e tij të paprekur.

Mekëtë forma të shfaqur presidenti i lazioc, Klaudio Lotito ka bërë të pamundurën për ta mbajtur 22 vjecarin dhe hapi i parë ishte rinovimi i kontratës me të deri në vitin 2022. E megjithatë  zërat e merkatos rreth Strakoshës nuk  rreshtin. Të paktën 3  klube të Serisë A kanë sdhfaqur interesin për të. Milani është një pre j këyre klubeve me kuqezinjtë që duan të gjenden të përgatitur nëse Donaruma vendos të largohet. Edhe Juventusi i ka hedhur sytë nga Strakosha teksa është vënë në kërkim tëpasuesit të Buffon, edhe pse Shezni po bën një paraqitje të jashtëzakonshme. Napoli nuk duhet lënë aspak në harresë në këtë cështje. Mungesa e rinovomit me Reinën ka bërë që napoletanët të hidhen në kërkim të një portieri të ri dhe Thoma Strakosha ka profilin e kërkuar prej tyre.

Sfidanti.al