Pep Guardiola është ndër trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit, me katalanasin që ka lënë gjurmë për shkak të sistemit të lojës që ka dhe po aplikon dhe që duan ta imiotojnë të gjithë.Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe Maçester Siti janë skuadrat me të cilat ka punuar dhe po punon për të arritur te triumfet. Ndërsa me Barcelonën dhe Bajernin ka mundur të fitojë një sërë trofesh, me Mancester Sitin është në rrugën e duhur duke qenë se këtë sezon po dominon në kampionatin anglez. Por për të konkretizuar këto suksese, klubet me të cilat ka punuar Guardiola kanëbërë shpenzime të mëdha në merkaton e transferimeve. Në total, skuadrat e Guardiolës kanë shpenzuar pak më shumë se 1 miliardë Euro në blerje futbollistësh, ndërkohë që arkëtimet janë sa gjysma e kësaj shifre.
Kështu, Barcelona për të plotësuar dëshirat e Guardiolës në periudhën 2008-2012 shpenzoi 346.19 milionë Euro duke afruar lojtarë si Ibrahimovic, Vija, Fabregas etj. Te Bayerni, Guardiola mundësoi sjelljen e Gëtzes, Tiagos, Bernat apo Çabi Alonsos për një shifër prej 206.96 milionë Euro. Ndërsa te mançester Siti, Guardiola ka vendosur një rekord të ri me 458 milionë Euro të investuara për blerjen e lojtarëve si Gyndoan, Sane, Bernardo Silva apo Gabriel Zhezus.
Sfidanti.al