Immobile pas pokerit të golave, në Maldive me pushime

Nga 4 golëshi në Ferrara, në Maldive; viti 2018 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Çiro Imobilen duke parë se sulmuesi i Lazios ka marrë në dorëzin skeptrin e golashënuesit më të mirë të Serisë A me 20 finalizime, duke kryesuar në të njëjtën kohë për momentin edhe garën  për Këpucën e Artë duke lënë pas sulmues të kalibrit të Mesit apo Kavanit.

Pas ‘orëve shtesë’ të Krishtlindjeve, Imobile tani u gëzohet pushimeve duke parë se këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje të Serisë A. Futbollisti mendoi që këto diotë t’i kalojë me bashkëshorten e tij, Xhesika në brigjëet e Oqeanit indian pikërish në Maldive dhe këtë e tregojnë fotot e publikuara prej tij në rrjetin social Instagram.

sfidanti.al