NBA, Portland mund në fund San Antonion, dështon dhe Oklahoma

Portland gjunjëzon San Antonion në ndeshjen e radhës së NBA. Treilblejzërs arriti të thyejë teksanët vetëm në sekondat e fundit të sfidës 111-110, një disfatë kjo që nuk ia tronditi aspak pozitat San antonios që vazhdion të jetë forca e tretë e konferencës së Perëndimit pas Golden Stejt ddhe Hjustonit. Në mungesë të Lilard, për Portland protagonisti i ndeshjes u bë MekKolum, autori edhe i pikëve të fitores për këtë skuadër kur kishin mbetur më pak se 6 sekonda nga fundi i ndeshjes.

Nuk bëri më mirë Oklahoma Siti që u mposht nga Finiks Sans 114-100. Rasëll Uestbrook bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer teksa e mbylli ndeshjen me 26 pikë, 10 topa në tabelë dhe 11 pasime, statistika këto që gjithsesi nuk i mjaftuan skuadrës së Thandër për të evituar disfatën.

Atlanta nuk arrin dot të kalojë as një prej skuadrave më të dobëta të NBA, Los Anxheles Lejkërs. në të vërtetë skuadra kaliforniane, në ‘Staples Center’, iu imponua me forcë Houks që e pati të [pamundur të rezistojnë në këtë sfidë për një kohë të gjatë. 132-113 ishte rezultati me të  cilin Los anxheles Lejkërs ftitoi këtë përballje që tregon dominimin e kësaj skuadre në parket në përballjen me Atlantën

sfidanti.al