‘McAfee’ jep alarmin: hakerat tentuan sulm kibernetik ndaj ‘Pyeongchang 2018’

Kompania e sigurimit kibernetik, ‘McAfee’ dha alarmin; hakerat tentuan të sulmonin Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018. Sipas një raporti të përpiluar prej kësaj kompaniie, organizatorët e evenimentit kishin marrë emaile të infektuara me virus kibernetik. ‘McAfee’ nuk foli për përgjegjës ndaj këtij sulmi, por bëri paralajmërimin se mund të ketë të tjera.

Emailet e përcuara në drejtim të organizatorëve ishin dërguyar nga një adresë IP në Singapor dhe atyre u kërkohej që të hapnin një dokument në gjuhën koreane. sipas ‘McAfee’, hakerat u përpoqën të mashtronin organizatorët duke i bërë të besonin se emailet dërgoheshin nga Qendra Antiterrorizëm në Korenë e Jugu.

Por jo vetëm kaq, kishte raste që hakerat kishin përdorur një teknikë të sofistikuar të quajtur ndryshe steganografi që bën të mundur fshehjen e viruseve në dokumenta tekst apo fotografi. Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut do të zhvillohen në periudhën 9-25 shkurt.

sfidanti.al