Juventus hedh sytë nga Premier League; kërkon Emre Xhan dhe Mesut Ozil

Juventus nuk ka thjesht interes për blerjen e Emre Xhan. Zonja e Vjetër do të bëjë përpjekje seriozë për të sjellë në Torino mesfushorin turk të Liverpulit, madje po përgatit për të një kontratë 5 vjecare me një pagë prej 5 milionë Euro në sezon së bashku edhe me disa bonuse të tjera. Por Juventusi nuk do të mund ta marrë Xhan që në merkaton e muajit janar. Liverpuli e ka mbyllur merkaton përsa u përket largimeve dhe shkak u bë transferimi i Kutinjos te Barcelona, kjo edhe për të evituar një rebelim të fortë të tifozëve të tij.

Por kampionët e Italisë nuk janë të fokusuar vetëm te Emre Xhan. Bardhezinjtë kanë kthyer sërish vëmendjen në drejtim të Mesut Ozil, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në muajin qershor të këtij viti dhe turko-gjermani nuk e ka rinovuar ende atë. Mançester Junajtid e ka bërë tashmë një ofertë prej 40 milionë Eurosh për Ozil, por pa marrë ende një përgjigje për të. Nëse ajo refuzohet, për Juventusin hapet rruga për të tentuar blerjen e tij, pasi Zonjës së Vjetër vetëm Emre Xhan nuk mjafton për mesfushën.

sfidanti.al