Antuan Grizman pritet të jete protagonisti i radhës në merkaton e transferimeve. Sulmuesi francez i Atletiko Madrid është në shënjestrën e dy prej klubeve më të rëndësishme të kontinentit evropian Mançester Junajtid e Barcelona. E vërteta 2shtë se Djajtë e Kuq e kanë shfaqur më herët interesimin për 26 vjecarin, por katalanasuit hynë me prepotencë në këtë garë dhe tundimi i Grizman për të kaluar te skuadra blaugrana është shumë i madh.
Sipas tabloidit Mirror, futbollisti i përfaqësueses franceze ka arritur deri aty sa t’u kërkojë drejtuesve të Mancester Junajtid që t’i garantojë një pagë prej 22 milionë Eurosh në sezon nëse duan që ai të refuzojë skuadrën e Barcelonës, e cila gjatë verës ofroi deri në 140 milionë Euro për të.
Ky lajm nuk tregon gjë tjetër vecse për vështirësitë që po has Atletiko për të mbajtur Griezman në kryeqytetin spanjoll, megjithëse drejtuesit e kësaj skuadra nuk kanë ndërmend të dorëzohen. mesohet se këta ttë fundit do ntë bëjnë edhe një tentativë të fundit për të bindur Grizman të vazhdojë të jetë pjesë e Atletikos, duke i premtuar një skuadër më kompetitive për Ligën e kampioneve të 2019.
sfidanti.al