Me Champions apo jo, te Juventus do të ketë ndryshime dhe nuk po flasim për pankinën dhe skuadrës, por me bordin drejtues të klubit. I pari që pritet të ndryshojë ambient është Fabio Paratici. Përplasja verbale me Pavel Nedved në përfundim të ndeshjes me Milanin tregon se diferenca mes tyre tashmë është bërë e pakalueshme.

