‘Te Juventus jam shumë i kënaqur. Ndonëse paraqitjet e skuadrës ishin më të dobëta se në sezonet e mëparshme, ndihem mirë në fushën e lojës dhe I vlerësuar nga të gjithë. Ndihem mirë, si peshku në ujë’. Kështu u shpreh Matthijs De Ligt që e sheh veten të vijojë karrierën te Juventus duke injoruar interesin e klubeve të tjerë
‘Nuk e di nëse do të më linin të largohesha-vijoi De Ligt që foli në një intervistë për ESPN-ka shumë klube që kanë probleme ekonomike, por duhet t’i drejtoheni klubit. Nuk e di nëse Barcelona është vërtet e interesuar për mua, por nuk mendoj për klube të tjerë sepse nuk ka asnjë kuptim. Askush nuk është shfaqur’.
De Ligt në intervistën e tij përshkroi edhe muajt e fundit me Juventusin.
‘Ishte një sezon i vështirë si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikologjik me ulje e ngritje-vijoi mbrojtësi holandez-kam qenë jashtë fushave për shumë kohë, për t’u kthyer e për t’u prekur nga Covid. Nëse para 3 javësh do të më kishin thënë se do të fitonim Kupën dhe Superkupën e Italisë dhe do të kualifikoheshim në Ligën e Kampioneve do të isha i kënaqur’
Tani përpara është Evropiani me De Ligt që do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me De Vrij.
‘Para dy vitesh kam luajtur 3 ndeshje përkrah tij, gjërat në fushë shkuan mirë, kurse jashtë fushe jemi miq-vijoi De Ligt-mendoj se plotësojmë njëri-tjetrin, jemi të ngjashëm, por edhe pak të ndryshëm’
Sfidanti.al