Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew deklaroi se është ende po pret që Toni Kroos të dalë negativ në testin për Covid dhe që të bashkohet me skuadrën për Kampionatin Evropian të Futbollit. Kanë kaluar 2 javë që nga hera e parë kur mesfushori i Realit të Madridit rezultoi i prekur nga coronavirusi dhe kjo po e vonon bashkim e tij me skuadrën në turneun përgatitor të Gjermanisë në Austri.
‘Dje doli sërish pozitiv dhe përsa kohe që do të jetë pozitiv me Covid ai duhet të qëndrojë në karantinë-tha Loeë-në momentin që ai do të rezultojë negative do të bashkohet me ne. Ka pasur simptoma të lehta edhe pse ishin javën e kaluar’.
Gjermania do të luajë një miqësore përgatitore me Danimarkën të mërkurën dhe një ndaj Letonisë në 7 qershor përpara se të nisë Evropianin me sfidën ndaj Francës në Mynih në 15 qershor
Sfidanti.al