Interi humb Lautaro-n

Inter-i ka humbur Lautaro Martinez-in për një muaj për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në kofshë në ndeshjen kundër Bryzhit në “San Siro”. Sulmuesi iu nënshtrua paraditen e sotme disa ekzaminimeve të hollësishme ku u evidentua edhe një dëmtim në muskujt e kofshës së majtë. Pas kontrolleve të kryera në Institutin Humanitas në Rocano (Milano) mjekët kanë bërë me dije se lojtari do të mungojë për gati një muaj duke humbur kështu ndeshje me shumë vlerë si ajo Milan-Inter e 31 tetorit.