Pavel Nedved udhëton drejt Principatës sic bëri edhe në vitin 2019. Merkato e Juventusit të ri të Allegrit do të nisë pikërisht në Montecarlo, ku përpara 2 vjetësh nisi operacioni që solli Matthijs De Ligt në Torino dhe ku ka bazën pikërisht Mino Raiola, agjenti i famshëm të cilin sipas të përditshmes ‘Tuttosport’ e takoi ditën e shtunë. Ishte një takim mes miqsh duke qenë se Raiola ka qenë edhe agjenti I vetë Nevded dhe ky precedent bën tifozët e Juventusit të shpresojnë pasi janë të shumta temat e diskutimit mes nedved dhe Raiolas; nga Donnarumma te Pogba duke mos anashkaluar as De Paul dhe Kean.
Mësohet se Nedved e takoi Raiolën për të bërë një pasyrim të situatës me agjentin që në mesjavë do të takohet me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Juventusit, Federico Cherubini dhe trajnerin Massimiliano Allegri. Temat kryesore do të jenë Gianluigi Donnarumma që e mbylli kiontratën me Milanin dhe që sipas ‘Corriere Dello Sport’ për të veshur fanelën e Juventusit është gati të pranojë uljen e pagës dhe Paul Pogba që mund të kthehet në Torino nëse Ronaldo do të donte kthimin te Manchester United.
Emra këta që i kanë bërë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë një skuadër që të jetë gati të tentojë fitoren e kampionatit dhe Ligës së Kampioneve. Por në këtë takim u fol edhe për lojtarë të tjerë të skuderisë Raiola; Malen, Moise Kean, Rodrigo De Paul dhe për mundësinë e një shkëmbimi të mundshëm mes Bernardeschit dhe Romagnolit
Janë këto manovra të mëdha të Juventusit të së ardhmes, ku Allegri do të donte të kishte edhe Paulo Dybalën për rinovimin e kontratës të të cilit në program është një takim me përfaqësuesit e futbollistit për në javën e ardhshme
Sfidanti.al