Një legjendë e kombëtares së Shqipërisë po i afrohet edhe më shumë “pensionimit” si futbollist. Në moshën 34-vjeçare, Mërgim Mavraj humbi shansin që të kthehet në Bundesligën gjermane, aty ku ka luajtur për 8 sezone, ndërsa Grojter Fyrti vendosi të mos ia rinovonte kontratën. Ish-qendërmbrojtësi kuqezi është që nga qershori lojtar i lirë dhe mund të kërkojë për skuadrën e re. Ai luajti edicionin e fundit në Bundesligën e dytë, në një sezon shumë të mirë për Fyrtin që siguroi ngjitjen në elitë. Shqiptari i Kosovës pati probleme me dëmtimet, por kur ishte gati fizikisht luajti shumicën e herëve në formacion. Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, sepse në moshë ende nuk mund të quhet tepër i vjetër, por dëmtimet e kanë penguar këto kohë. Ai luajti 157 ndeshje për Fyrtin gjatë karrierës, ndërsa i uroi suksese skuadrës dhe shokëve të tij.
Sfidanti.al